.

Pas Metës, reagon MEPJ: Sulmi në Siri, një përgjigje në kohë ndaj Asadit

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me sulmin me armë kimike në qytetin e Doumës, Siri, i cili mori jetën e shumë civilëve të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë.Ministria e Jashtme ka dënuar këto sulme ndërsa për sulmet e sotme nga SHBA dhe aleatët e saj ka thënë se iu përgjigjën në kohë Asadit.

Sulmet e sotme nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca janë një përgjigje në kohë ndaj përdorimit, për të disatën herë, të armëve kimike nga regjimi sirian, akt që përbën një krim të rëndë, shkelje të normave ndërkombëtare dhe si e tillë duhet të dënohet. Nxitësit dhe autorët e akteve të tilla duhet të përballen me drejtësinë dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë krim të tmerrshëm kundër njerëzimit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme beson se një zgjidhje politike është ende e mundshme dhe mbështet çdo përpjekje për këtë qëllim, si mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit dhe vuajtjeve të popullit sirian dhe për të sjellë një paqe afat-gjatë dhe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë.