.

Manjani ngre akuza ndaj Ramës dhe dy ambasadorëve:Faktet kompromentuese që kam…

Pas deklaratës të një dite më parë ku kryeministri Edi Rama tha se beson te ambasadori amerikan dhe asaj të BE në vendin tonë, ka reaguar ashpër ish ministri Ylli Manjani në një postim në Facebook.
Manjani ka lëshuar akuza ndaj Ramës, por edhe ndaj dy ambasadorëve.Ai shprehet se besimi justifikohet pasi me ndihmën e tyre Rama ka në dorë në mënyrën më anti-demokratike drejtësinë.

“Për ditë po zbulohen fakte kompromentuese, të cilat kam një vit që i denoncoj” ka thënë Manjani.

Besimi…
————-
Ai (KryeRilindasi) beson Lu dhe Lei!

Sigurisht! Me ndihmën e të dyve sot Ai ka në dorë në mënyrën më anti-demokratike DREJTËSINË!!!

Jo se nuk e kishte, por sot e ka 100%.

Shkriu Gjykatën Kushtetuese; mbylli Gjykatën e Lartë; zabtoi Prokurorinë! Vettingun po e bën vetë me të përgjedhurit e tepsisë dhe të çanakut të Rilindjes! Për ditë po zbulohen fakte kompromentuese, të cilat kam një vit që i denoncoj.

I vuri nën hyqmin e Tij, i mbështetur dhe i duartrokitur edhe nga Lu edhe nga Lei.

Arreston kë ti dojë qejfi jo për ta dënuar, por për ta telendisur nëpër media! Flasin hapur për Drejtësi Popullore!

Kundërshtarët dhe rivalët politikë nuk i arreston, i shantazhon dhe i telendis në mediat e tij. Me thënë të drejtën e ka bërë me sukses!

Vini re: në këtë telendisje marrin pjesë edhe ata të dy!!! Flasin me emra dhe i etiketojnë “të korruptuar” apo “kriminellë”, pa qenë të dënuar nga asnjë gjykatë!!!

E pra në vendet nga vijnë nuk guxojnë as ti mendojnë këto që këtu i bëjnë! I bëjnë sepse kanë besimin e Atij….

Pa dyshim që Ai ata të dy beson…

Po ne që sot besojmë, kë të besojmë?!