.

“Hynë me armë për të mbrojtur Ramën nga mielli dhe uji”, paralajmërimi i LSI: Nëse Prokuroria hesht…

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili deklaron së në seancën e fundit në Kuvend ku pati trazira të shumta, punojësit e sigurisë u futën me armë.Vasili shprehet se oficerët hynë në armatosur për të mbrojtur Ramën, por kjo sipas tij është dhunim i sallës së Kuvendit si asnjëherë më parë, ndërsa kërkon që prokuroria të mos heshtë.

Statusi i plotë

Hyne me arme ne kuvend, prokuroria qe hesht do perballet me popullin.

Oficeret e armatosur hyne ne 12 prill ne sallen e seancave plenare duke dhunuar si kurre ndonjehere sallen e kuvendit.
Ky eshte akti me i rende dhe i paperfytyrueshem per nje palament demokratik.
Prokuroria hesht dhe ka mbyllur syte perpara kesaj ngjarje te tmerrshme per parlamentarizmin dhe respektimin e ligjit, nderkohe qe keto skena fale televizioneve i ka pare edhe shqiptari me i fundit.
Personat e armatosur hyne salle per te mbrojtur jeten e kryeministrit te “kercenuar” rende nga mielli dhe uji,ishte vertet ne “rrezik te madh” kryefrikacaku i qeverise se mielli dhe uji te “vrasin”.
Nuk mundet qe per shkak te nje frikacaku te kthehet salla e kuvendit ne nje demostrim te oficereve alabake me arme dhe me fisheke.
Tanime salla e parlamentit qeveriset nga garda e republikes me arme dhe pa arme pasi nuk ka me kryetar parlamenti.
Garda hyn e del sic i pelqen dhe as qe ja fishkellen fare kryetarit fiktiv te kuvendit.
Prokuroria nese nuk vepron per dhunimin e salles se te zgjedhurve te popullit nga oficeret me arme,do te thote se eshte vendosur perfundimisht kunder popullit,do te thote gjithshtu se do te perballet me popullin,por duhet ta dije se ate dite ajo do te jete dita e saj e fundit.