.

Tradhtoi të dashurën shtatzënë me tri femra, basketbollisti i njohur kërcënohet me jetë nga…

Basketbollisti i njohur Tristian Thompson është kërcënuar me vdekje nga fansat e Khloe Kardashian, pasi ai tradhtoi të dashurën shtatzënë me disa femra.

Edhe pse Thompson nuk ka postuar asgjë në rrjetet e tij sociale që pas qarkullimit të lajmit të tradhtisë ndaj yllit të reality show, ndjekësit besnikë të 33-vjeçares kanë “shkatërruar” me komente postimet më të fundit të 27-vjeçarit.

““I uroj vdekje Tristian për atë që i bëri Khloe”; “Ti nuk e meriton të jetosh…i theve zemrën vajzës tënde para se t’ja thyente një djalë…nuk je një baba i mirë”, janë disa nga komentet që fansat e Khloe Kardashian kanë bërë ndaj tij.

Por përveç qindra kërcënimeve që ka marrë, basketbollisti është cilësuar gjithashtu si “burri më i urryer në Amerikë”.

Ndërkohë kujtojmë se Tristian Thompson u filmua në fundjavë duke puthur një vajzë, para se ta çonte atë në hotel. Gjithashtu një tjetër femër pretendon se është shtatzënë me fëmijën e tij pasi postoi një video seksi ku shfaqet ajo dhe sportisti.

Sipas mediave ndërkombëtare, një femër e tretë, Marie, gjithashtu pohoi se u puth me Tristian në një klub nate.

Pas lajmeve shokuese, TMZ raportoi se Khloe pati kontraktime të parakohshme dhe se ajo do ta lë Thompson të jetë aty me të kur ajo të sjellë në jetë fëmijën.

Panorama Plus