.

U arrestua dje për llogari të Italisë, Gjykata liron sot gruan e Mirit të Xhikës

Një ditë pas arrestimit të Manjola Priftit, bashkëshortja e Fatmir Ramës, i njohur ndryshe edhe si Miri i Xhikes, është marë masa e lirimit nga burgu.

Manjola Priftin e cila u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, është lënë sot e lirë nga Gjykata e Tiranës.Ndaj 43 vjeçares është marë masa’ detyrim paraqitje’.

Ajo ishte dënuar nga gjykata italiane me 7 vite e 3 muaj burg për ‘pjesëmarrje në organizata kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike’dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në vitin 2012 ajo u arrestua për probleme ligjore në Itali, por më pas u la e lirë. Ndërkohë Miri i Xhikes u ekzekutua në ambientet e kompleksit të tij “Kartodromi” në Lundër, 9 vjet më parë.

NJOFTIMI I POLICISE
Policia e Tiranës në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetases:

Manjola Prifti, 43 vjeç, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi:

Autoritetet Gjyqësore Italiane, e kanë dënuar shtetasen Manjola Prifti me 7 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burg, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” bazuar në nenin 110 të Kodit Penal Italian dhe Neni 73 e 74 të Dekretit të Presidentit Italian nr. 309/90. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.