.

Rekordi i ri i euros, ja deri ku do shkojë

Monedha e përbashkët ka hyrë në një trajektore rënëse, duke humbur dhe fitimet që mori dy javë më parë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 128.84 lekë, duke rënë me me 0.51 lekë në raport me ditën e mëparshme.

Në këtë mënyrë, euro ka arritur një rekord të ri, duke zbritur në nivelin më të ulët që nga 26 qersori i vitit 2009.

Në krahasim me fillimin e këtij viti, euro ka rënë me 4.2 lekw. Viti 2018 nisi me euron nw nivelet e 133.07

Arsyet e dobësisë së euros në tregun vendas janë të shumta:

-Së pari, oferta në euro ka qenë e lartë prej më shumë se një vit, si rrjedhojë e shtimit të hyrjes së saj nga kanalet informale. Kjo euro ka hyrë gradualisht në tregun vendas, ku efekti më i madh është në ndërtim, në blerje apartamentesh. Agjentët e këmbimit valutor kanë pohuar se ndërtuesit shesin apartamente në valutë dhe i këmbejnë ato në lekë.

-Së dyti, politika e deeuroizimit të Bankës së Shqipërisë e ka bërë euron të papreferuar. Të dhënat zyrtare treguan se në shkurt depozitat në valutë ranë me rreth 46 milionë euro, para që ka dalë jashtë kanaleve bankare Nga ana tjetër, ka një tendencë të individëve për të konvertuar kursimet në lekë, ndërsa dhe një pjesë e transaksioneve të biznesit po kryhen në lekë, duke anashkaluar euron.

Së treti, një arsye e rëndësishme që japin ekspertët lidhet me ritmet e dobëta të ekonomisë dhe konsumit. “Një e treta e arsyeve lidhet me faktin që ekonomia nuk po rritet, motorët janë ftohur”, thotë një ekspert. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se në vitin 2017, paraja gjithsej në ekonomi (përfshirë depozitat pa afat, dhe me afat në lekë e valutë) ka shënuar në vitin 2017 rritjen më të ulët që nga viti 2005 kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat, duke u zgjeruar me vetëm 26 milionë euro, një tregues i ekonomisë së ngadaltë.

Së katërti, 2018-a pritet të jetë një vit shumë aktiv në drejtim të konsolidimit të sistemit bankar dhe po shoqërohet me transaksione të mëdha të shit-blerjes së bankave ose konvertimit të kapitalit, që pritet të kenë ndikim si në kërkesën ashtu dhe në ofertën për valutë.

Së pesti, hotelet kanë marrë parapagim në valutë nga rezervimet e agjencive turistike, teksa edhe këtë vit vendi ynë pritet të arrijë rekord të numrit të turistëve që vijnë për pushime.

Ekspertët e tregut valutor kanë pohuar se tendenca pritet të jetë për një euro të dobët, sidomos në periudhën e verës, kur ka fluks të shtuar valutor nga turistët dhe emigrantët.

Ekspertët e tregut valutor kanë pohuar se tendenca pritet të jetë për një euro të dobët, sidomos në periudhën e verës, kur ka fluks të shtuar valutor nga turistët dhe emigrantët./ Monitor