.

Pas Donald Lu, imami i Shkodrës flet për LGBT: Kanë mbështetjen e shejtanit .E kemi për nder të…

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ka paralajmëruar deputetët që të bëjnë kujdes lidhur me deklaratat ndaj personave me orientim seksual ndryshe.

Por pas kësaj, kjo temë është diskutuar edhe në Shkodër ku Imami i Shkodrës, Muhamed Syrtari, në mënyrë të prerë është shprehur në xhami se nuk duhet pranuar për asgjë në botë.
“Po ndjekim me shqetësim të madh dhe vëmendje tendencën për devijimin e familjes, martesën me të njëjtën gjini. Nuk duhet pranuar për asgjë në botë. Ata kanë mbështetjen e shejtanit për të ulur vlerat e njerëzimit. Të punojmë për vlerat e besimit dhe tabanit kombëtar. E kemi për nder të quhemi radikalë nëse ruajmë vlerat e familjes, moralit, harmonisë e më gjerë,” tha imami në xhami.

Debati për këtë çështje ka nisur që pas fushatave sensibilizuese të komunitetit LGBTI nëpër gjimnazet e Tiranës, ku shumë politikanë por dhe analistë e shoqata të ndryshme kanë shprehur mosdakordësim për këtë gjë.