.

Itali/ 18-vjeçari shqiptar kapet me 1.3 ton marijuanë, habit policinë me vendin ku e kishte fshehur

Një 18-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me rreth 1.3 ton marijuanë.

Gjatë një aksioni policor që u zhvillua dje gjatë natës, ku i dyshuar për trafikun e drogës ishte pikërisht shqiptari, i cili ishte vënë në ndjekje nga policia.

Gjatë ndjekjes 18-vjeçari është parë duke hyrë në një vilë në rrugën ‘Cassibile’, në zonën e Torre Jacova. Gjatë kontrollit të kryer në banesën ku flinte 18-vjeçari u zbuluan 75 pako të mëdha me drogë, ndërsa peshonin në total 1350 kg, që ishin gati për të dalë në shitje.

I riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet për trafik droge, ndërsa ndodhet në burgun Regina Coeli