.

Gabimi që bëri Rama me kuksianët dhe pika e kontratës që nuk ia sqaroi asnjëherë!

 

Prej disa ditësh tashmë banorët e Kukësit po protestojnë për taksën e rrugës prej 10 eurosh të cilën ata nuk pranojnë ta paguajnë. Rruga është bërë me paratë e Buxhetit të shtetit dhe si e tillë është paguar një herë prej qytetarëve dhe e dyta, banorët e Kukësit janë njerëz shumë të varfër dhe e kanë të pamundur të paguajnë një tarifë aq të lartë për lëvizjet e tyre të shpeshta në atë rrugë.

Pas protestës së dhunshme që banorët bënë në pikat ku tarifohesh për rrugët, Rama doli në konferencë shtypi dhe pasi i akuzoi si vandalë e barbarë që do marrim dënimin e merituar, për herë të parë artikuloi një detaj të kontratës mes qeverisë dhe konçesionarit. Ai tha se në kontratë është parashikuar që për banorët e zonës të cilët bëjnë lëvizje të shpeshta, në kontratë thuhet se do kenë tarifa më të ulëta.

Ne të hapur.al e morëm kontratën dhe pamë këtë pikë kaq të rëndësishme për të cilën Rama nuk kishte folur asnjëherë, në mënyrë që të kuptonim se çfarë thotë konkretisht. Paragrafi është ky më poshtë:

11.8  Përdoruesit e shpeshtë

 

  1. Konçesionari harton dhe zbaton një skemë zbritjesh për përdoruesit e shpeshtë brenda një periudhë prej 6 muajsh nga data e përfundimit të punimeve për sheshin e taksës, skemë e cila duhet të zbatohet në të dhënat aktuale dhe të parashikara të trafikut….

Në fakt kjo ka qenë një pikë shumë e rëndësishme për të cilën Rama me përfaqësues të koncesionarit të Rrugës së Kombit, duhej të merrnin takime me komunitetin dhe të bisedonin me ta. Duhej ti sqaronin se si do të funksionojë kjo skemë, pasi jo vetëm banorët e Kukësit të cilët janë njerëz të thjeshtë, por edhe ne gazetarët teksa e lexojmë nuk arrijmë të kuptojmë se si do trajtohen banorët e Kukësit para traut ku merren paratë! Dhe mbi të gjitha duhej ti merrnin mendimin se si mund të bëhej kjo punë.

Të gjendur në këto kushte ku askush nuk i sqaroi për asgjë, ai reagim i kuksianëve ishte reagimi i njerëzve të cilëve iu a zunë në grykë gëzimin që më në fund do ecnin në një rrugë normale, por që mësuan se duhej ta paguanin për çdo hap që do hidhnin në të.

 

Hapur.al