.

Moda e nuseve për vitin 2018, nga fustanet te modelet e flokëve dhe aksesorët

Keni caktuar ditën e dasmës dhe nuk keni gjetur fustanin e duhur?Ne po ju vijmë në ndihmë duke iu përzgjedhur fustanet më të bukur të nusërisë, modelet e reja të vitit 2018. Por jo vetëm kaq, po ju tregojmë edhe modelet e flokëve që janë trend këtë vit për nuset.


Këtë vit modelet e flokëve anojnë nga valëzimet, flokët e lëshuar, dhe modele shumë natyrale, por nëse kërkoni një stil tjetër, këshillohe edhe gërshetat dhe topuzi në formë të çregullt. Ndërsa vello vjen si një aksesor më vete, i dekoruar me lule, perla dhe elementë të tjerë në formë bizhuje.


Fustanet janë të thjeshtë, kryesisht pas trupit apo të derdhur, duke u larguar paksa nga fustanet pompozë, shumë të fryrë dhe të rëndë për tu mbajtur. Fustanet vijnë të qëndisur, me copë tantelle te busti apo krahët, por ka edhe saten të derdhur dhe pa aksesorë të shumtë. Shikoni fotot që kemi përzgjedhur për ju…/ Përktheu, hapur.al