.

Martesa me sportistin çek, Afërdita Dreshaj i përgjigjet Shpat Kasapit

Kanë kaluar 5 vite që nga ndarja e Afërdita Dreshajt dhe Shpat Kasapit, por sërish dyshja sillen shpeshherë në vëmendjen e publikut. Sidomos deklarata e para pak ditëve e Shpat Kasapit për partnerin e Afërditës, hokeistin çek Jakub Kindl.
Në një postim të Ermal Mamaqit ku ftonte ndjekësit t’i bënin pyetje modeles Xhesika Berberi, komentoi edhe Shpat Kasapi i cili la të kuptohej se ishte kundër martesës së Afërditës me Jakub Kindl pasi kështu nuk ruhet origjina shqiptare.


“Ermal bëja këtë pyetje Xhesikës! Jam Shpat Kasapi! A do ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare?”, komentonte Shpat Kasapi.
Por si ka reaguar Afërdita pas këtij komenti të cilin me siguri e ka parë pasi prej shumë ditësh ka pushtuar portalet. Ajo ka postuar sot një foto ku shihet me filxhanin e kafes në dorë dhe përballë ka partnerin. “E gjitha çfarë dua”, shkruan Afërdita duke treguar kështu dashurinë ndaj partnerit e duke mos e vrarë mendjen ç’thonë për të.