.

Vret komshiun me 5 plumba në kokë sepse i kishte rrahur qenin

Një 32 vjeçar ka vrarë fqinjin e tij duke e qëlluar me 5 plumba në kokë, pasi pretendonte se i kishte goditur qenin e tij. Vrasja ka ndodhur para syve të nuses së viktimës e cila është tmerruar nga ajo që pa. Michael Kourosh Sadeghi, 32 vjeç nga Denver, u arrestua nga policia për vrasjen e 42-vjeçarit të tij, Dustin Schmidt. Policia u lajmërua nga fqinjët që kishin dëgjuar të shtëna armësh rreth orës 20:00.
Policia e gjeti 42 vjeçarin të vdekur në oborrin e shtëpisë së tij me të paktën pesë plumba me armë zjarri. E fejuara e Schmidt, Vicki Branaghan, 42 vjeç, konfirmoi për Policinë e Denverit se ai ishte vrarë nga komshiu.


“Ne ishim të tre në këmbë atje. Mike nxorri armën dhe qëlloi Dustinin në pjesën e prapme të kokës pesë herë, “tha Branaghan, ndërsa shtoi: “Isha vetëm pak metra larg. Mike pasi qëlloi u kthye në shtëpinë e tij sikur të mos kishte ndodhur asgjë. ‘’
Policia tha se nuk kanë ende një motiv të qartë, por ata ende po hetojnë, nëse ka qenë shkak i konfliktit vetëm qeni apo kanë pasur më herët konflikte të tjera.


Nusja e viktimës tha se qeni me emrin Bruno kishte filluar rregullisht duke kërcyer mbi gardhin që ndante oborrin e tyre. Branaghan tha se ata kishin vënë tela elektrikë për të ndaluar qenin të hidhej nga shtëpia në shtëpi por qeni kishte kapërcyer gardhin dhe kishte ngecur i varur në mur. Më këtë moment komshia i tij duke parë qenin të varur vjen gjithë tërbim dhe qëllon gruan e fqinjit. Burri ndërhyn dhe kështu nisi konflikti që përfundoi në vrasjen e njërit prej tyre. Pas kësaj ngjarje Sadeghi po përballet me akuza për vrasje të shkallës së parë. Ai po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Adams, ndërsa policia vazhdon hetimet e mëtejshme të ngjarjes që tronditi Denverin./ Përktheu, hapur.al