.

Rrëfehet Nora Istrefi: Do ndahesha me Robertin vetëm nëse…

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka qenë e ftuar sonte në emisionin “NIN” ku ka rrëfyer detaje nga jeta dhe karriera.Nora ka zbuluar se së shpejti do të sjellë bashkëpunim me reperin e njohur nga Shqipëria, Noizyn.
Ndërkohë në rubrikën “Haje ose thuaje”, Istrefi ka zgjedhur sfidën të thotë përgjigje të sinqerta, në këmbim të ngrënies së ushqimeve të prishura.
Moderatori e ka ngacmuar me një pyetje pikante lidhur me bashkëshortin e saj se se çfarë nuk do t’i falte asnjëherë.

Dhe përgjigja e saj, ishte diçka që shpesh te çiftet është e pafalshme, duke thënë kështu se “tradhtia” është gabimi që do ta qonte drejt divorcit me bashkëshortin e saj.