.

Historia rrënqethëse e nënës që humbi gjithë familjen e saj në luftë, surpriza e veçantë e Leonora Jakupit

Këtë të shtunë në emisionin, ‘Dua të të bëj të lumtur’ me  moderatoren Arbana Osmani vjen historia rrënqethëse e një nëne nga Kosova, e cila në kohën e luftës humbi të gjithë familjen e saj.

Nënë Ferdonija nga Gjakova, ka humbur gjithë familjen gjatë luftës në Kosovë, bashkëshortin dhe katër djemtë e saj.

Ajo sot jeton e vetme në qytetin e Gjakovës. E këtë të shtunë ajo do jetë e ftuar në emision ku për t’i dhënë pak forcë do jetë aty këngëtarja Leonora Jakupi.

Në videon e publikuar në llogarinë e saj në Instagram, shohim pjesë të emisionit që do ndodhin këtë të shtunë, e që një moment mjaft emociounes është kur Leonora takon nënë Ferdonijen dhe e dëgjojmë teksa i thotë: A mundem unë me qenë çika jote?

Kete te shtune ne #duatebejtelumtur me @arbanao ?

A post shared by Leonora Jakupi (@leonorajakupi) on