.

Foto+Video/ Ema Andrea është mbesa e këngëtarit të njohur shqiptar (emri)

Askush nuk e ka ditur, por aktorja e njohur shqiptare, Ema Andrea është mbesa e kantautorit të njohur, Mihallaq Andrea. Të dy ata janë personazhë publikë të cilët kanë spikatur në fushat e tyre.

Ditën e djeshme, në studione e “Rudina” në Tv Klan, kantautori korçar ishte i ftuar, ku edhe zbuloi se Ema Andrea është vajza e vëllait të tij.

Ema është vajza e vëllait tim. Emën e dua shumë, për mua ajo ka të veçantë karakterin e fortë dhe është aktore e shkëlqyer. Është e vështirë të jesh aktore si Ema. Karakteri i saj është i ngjashëm me timin, të dy ne jemi “qaramanë””,- tha Andrea.

Ndërkohë aktorja, në videomesazhin e saj, tha se për të Mihallaq Andrea nuk është vetëm xhaxhai i saj, por shoku me të cilin kuptohet edhe pa folur.

Ti për mua je personi që të do pa kërkuar asgjë mbrapsht dhe me mënyrën tënde na ke mbajtur të lidhur të gjithëve bashkë. Jam e bindur që nga gjithë fisi i madh që kemi ti je ai me të cilin merrem vesh pa folur. Ti je ai xhaxhai dhe shoku që ke marrë makinën dhe ke ardhur ke parë shfaqjen time dhe më pas ke ikur, ky është vlerësim përtej të qenit mbesë. Të falënderoj për lotët që më ke sjellë me muzikën tënde sepse në ato momente nuk isha vetëm. Ti je një figurë mashkullore që s’je ankuar kurrë edhe pse ke patur shumë motive. Në këtë sens ti je shembull njerëzor. Më vjen mirë që sot kam mundësi të të them të dua në publik. Mos qaj”,- tha Ema në videomesazh.