.

FOTOT/ Basha vesh më vesh me Salianjin, Ramës s’i dalin llogaritë…

Ndërsa seanca e sotme parlamentare nisi me vrull e akuza të artikuluara nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi për kryeministrin Edi Rama, në Kuvend ka pasur edhe plot momente që syri i teleshikuesve të thjeshtë nuk i ka kapur, momente këto që nuk i kanë shpëtuar objektivit të LSA.

WhatsApp Image 2018-03-29 at 10.59.36
Në fotot që shihni, duket se thumbat e Krymadhit për Ramën kanë kënaqur shumë deputetin demokrat Flamur Noka. I ulur në karrigen e tij ai ka shpejtuar të shtrëngojë dorën me zonjën e LSI-së.
WhatsApp Image 2018-03-29 at 11.01.15 (1)
Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha që ende s’ka marrë fjalën në Kuvend shihet duke diskutuar me deputetin Ervin Salianji.

WhatsApp Image 2018-03-29 at 11.03.22
Nuk dihet nëse po merr këshilla nga ky i fundit, apo po koordinohen mes tyre. Por të sigurt jemi që si Basha ashtu edhe Salianji do godasin fort me fjalë e do pasojnë kryetaren e LSI-së në këtë drejtim.
WhatsApp Image 2018-03-29 at 11.03.32
Nga ana tjetër kryeministri Rama para se të fliste në foltore, shfaqej duke biseduar me ministrin e tij të Financave, Arben Ahmetaj.
WhatsApp Image 2018-03-29 at 11.01.25
Rama mban në dorë edhe një stilolaps, teksa i shpjegonte diçka Ahmetajt. Të mos i dalin vallë llogaritë kryeministrit?!
WhatsApp Image 2018-03-29 at 11.01.52Të gjitha pamjet që nuk u panë në kamera nga punimet e sotme të Kuvendit: