.

Fenomeni i rrallë më 31 mars/Ngrini sytë nga qielli, ja ç’do të ndodhë natën e pashkëve

Një ngjarje e rrallë, e cila nuk ka ndodhur që prej vitit 1999, pritet të suprizojë njerëzit mbrëmjen e së shtunës.
Më 31 mars do të jemi dëshmitarë të hënës së dytë të plotë për vitin 2018.
Kjo ngjarje do të përsëritet vetëm në vitin 2020 shkruajnë shkencëtarë.
Megjithëse mund të mos jetë aq spektakolare sa hëna e pergjakur e janarit, vëzhguesit e qiellit paralajmërojnë që mos ta humbisni këtë moment.
Emrat e hënës- Nëse në harkun e dy muajve ndodhin dy hëna të plota brenda një muaji kalendarik, ngjarja e dytë quhet Blue Moon (Hëna Blu).

Emri, në fakt, është çorientues sepse nuk ka të bëjë fare me ngjyrën e hënës. Përkufizimi është dhënë gabimisht nga astronomi James Hugh Pruett në një artikull të botuar në vitin 1946 në revistën “Sky & Telescope”.

Fiset e amerikanëve vendas, megjithatë, e quanin “ëarm Moon”(Hëna e ngrohtë), sepse me ardhjen e pranverës, toka bëhej më e butë.

Çfarë përfaqëson- Hëna e plotë e marsit simbolizon fillimin e pranverës dhe sipas besimit popullor, kur fillon të bjerë, jep energji pozitive, duke larguar prezencat negative. Për më tepër, toka përjeton një rilindje dhe zgjohet nga letargjia dimërore. Është një moment rilindjeje dhe energjie.