.

Arian Çani ironizon analistin:”Më duket se ky Muçua i Nanove arriti ta kompleksojë këtë Ildën e Bejlerëve”

Debati i Ilda Bejlerit dhe Mustafa Nanos është një nga temat më të përfolura të javëve të kaluara. Këtij debati së fundmi i është shtuar edhe moderatori shqiptar Arian Çani.

Ai ka publikuar në profilin e tij në ‘Instagram’ një foto të fundit të gazetares.

Siç duket, veshja në pozën e Ildës është me dekolte më të mbyllur se zakonisht. Kujtojmë se dekolteja ishte një nga arsyet e debatit të gazetares sportive me Nanon.

“Më duket se ky Muçua i Nanove arriti ta kompleksojë këtë Ildën e Bejlerëve!!! Ti si mendon?” – ka shkruar Çani në postimin e tij, duke dashur me gjasa të rihapë debatin e shumëpërfolur që u duk se u mbyll pasi Bejleri u shpreh se do ta hidhte Nanon në gjyq./CNA