.

Helmoi vjehrrën me fostoksinë/ Gjykata lë në burg nusen, lirohet hoxha

Ngjarja ku nusja helmoi vjehrrën me fostoksinë dhe më pas e mbyti me duar duke i shkaktuar vdekjen, tronditi mbarë opinionin publik. Marjana Cmeta për shkak të konflikteve që kishte me vjehrrën dhe më së shumti për dyshimet që kishte se e vjehrra i bënte magji, vendosi që të dërmerrte këtë akt ekstrem.

Vrasja e viktimës ka ndodhur një vit më parë, por u zbulua këtë vit, pas zbulimit të një regjistrimi të rrëfimit që nusja vrasëse kishte bërë te hoxha i zonës ku jetonin.

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Marjana Cmetën, 21 vjecarja e akuzuar për vrasjen e vjehrrës së saj Lirije Lami, të cilën e helmoi 1 vit më parë me fostoksinë në lëngun e portokallit dhe më pas e mbyti.

Hoxha Hysen Shehu, vjehrri Agim Lami dhe kushëriri Arben Saliu janë liruar nga qelia, me detyrim paraqitje.