.

Gruaja 138 kg bëhet modele, korr sukses në rrjetet sociale me 1.5 milion ndjekës

Edhe pse me një peshë të madhe trupore modelja 32 vjeçare guxoi të pozonte me të brendshme dhe t’ia tregonte trupin e saj gjithë botës. Ajo jo vetëm që nuk u kritikua por arriti të korrte sukses në të gjithë botën, me 1.5 milionë ndjekës në Instagram.
Tashmë Tes Holliday nga Britania, është bërë e famshme dhe poston herë pas herë foto edhe me burrin dhe fëmijët e saj. Së fundmi ata kanë qenë me pushime në Palm Springs në Kaloiforni.


Ajo është nënë e dy fëmijëve, dhe ka gjetur paqe me peshën e saj, ndërsa thotë se burrit i duket seksi ashtu si është. Madje Nick (burri i saj) nuk ngurron ti dedikoj edhe statuse publike në rrjetet sociale duke i shkruar se është krenar për të.


Në fakt Tess ka kaluar një depresion pas lindjes së djalit të saj 2 vjeçar, dhe tashmë me këto foto dhe 1.5 milionë ndjekësit e ka kaluar këtë periudhë dhe ndihet mirë. Tashmë ajo është bërë shembull për shumë gra të tjera që kanë probleme të obezitetit, duke iu dhënë forcë dhe mbështetje për të mos u fshehur, por për të dalë dhe për të postuar foto në rrjetet sociale si gjithë gratë e tjera.


Madje këtë guxim të saj e kanë përgëzuar shumë industri të modës të cilat e kanë kontaktuar për ti realizuar veshje dhe ajo për ti promovuar në rrjetet sociale. Përktheu, hapur.al