.

Era Meta së shpejti moderatore, merr përsipër projektin e rëndësishëm

E kemi parë shpesh në çdo event teksa shoqëron babain e saj president, por këtë herë Era Meta do të shfaqet e vetme me një rol mjaft të rëndësishëm.
Vajza e Ilir Metës do të jetë prezantuese e eventit të veçantë që do të mbahet në 11 prill në sheshin Skënderbej, “1 këngë për jetën”.
Përmes një postimi në profilin e saj në Instagram, vetë Era ka konfirmuar se do të prezantojë koncertin e bamirësisë.
“Ndihem kaq e nderuar të prezantoj këtë koncert bamirësie të veçantë”- shkruan ajo.