.

Ditëlindja e ‘çmendur’ e vajzës së Eli Farës, shihni surprizën për bukuroshen (Foto)


Marina Fara është një nga vajzat më të ndjekura dhe më të komentuara në rrjetet sociale. Ditën e djeshme vajza e këngëtares Eli Fara festoi ditëlindjen. Qindra urime mori Marina nga miqtë, të afërmit e ndjekësit në Instagram.


Ndërsa në darkë atë e priste një festë madhështore ku Marina u shfaq si kukull barbie me një fustan rozë. Gjatë festës, miku i saj, Xhani Demika e ka surprizuar Marinën duke i sjellë një balerin seksi.


Në videon e postuar nga ajo shihet se balerini e afron Marinën drejt vetes duke e vënë bukuroshen në siklet, moment të cilin mund ta shihni në videon e mëposhtme. Në fund balerini seksi ka sjellë edhe tortën e ditëlindjes me kurorë për Marinën teksa në sfond dëgjohen të gjithë duke brohoritur.

https://www.instagram.com/p/Bg3jjJ2Hzq4/?hl=en&taken-by=marinafara.official