.

Alarmante në Pukë/ Vdekja e 13-vjeçares. Prindërit kishin kërkuar hapjen e rrugës, por…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një status ku duket mesazhi i një qytetari nga Fushë-Arrëzi i Pukës, i cili thotë se prindërit e vajzës që ndërroi jetën ditën e djeshme në Fushë-Arrëz, kishin disa ditë që kërkonin nga autoriteti i Bashkisë që të bënte diçka për zhbllokimin e rrugës sepse ishin mbuluar nga dëbora.

Qytetari, i cili ka dërgua mesazhin denoncues në ‘inboxin’ e Berishës gjithashtu thotë se pas vdekjes së vajzës, borëpastrueset kanë ardhur për të hapur rrugën, por sipas tij kanë ardhur vetëm për të shmangur procedimin penal nga prokuroria.

Dje fëmija 13 vjeç humbi jetën dhe dyshohet se shkak është bërë sëmundja e Fruthit. Po kështu në gjendje të rëndë ishin edhe vëllai dhe motra, 9 dhe 15 vjeç të cilët u transportuan me helikopter drejt Tiranës.

Reagimi i Berishës: 

E verteta mbi vdekjen e 12 vjeçares ne Fushe Arrez!

Ajo vdiq sepse per tre dite, per shkak te bllokimit te rruges u la pa asnje ndihme mjeksore!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

“Mirmbrema Doktor Berisha. Te jap nje informacion ne
lidhje me vdekjen e vajzes 12 vjeç sot nga fruthi ne fshatin berishe te Bashkise Fushe-Arrez, ku prinderit benin thirrje Bashkise qe 3 dite per hapjen e rruges nga debora pasi kishin femijet e semure dhe ishin te izoluar sepse Bashkija nuk e kishte hapur rrugen,dhe tani qe une te shkruaj mjete bore pastruese po punojne per hapjen pasi vdiç vajza,ku dhe pjestaret e tjere te familjes u transportuan drejte Tiranes me helikopter.

Po e pastrojne tani qe mos te procedohen nga Prokuroria. Besoj e ndjeke dhe ne medja per vdekjen e vajzes.