.

Aksidenti tragjik i Velipojës/Bëhet e gjallë nëna fatkeqe: Jam e mbaruar! Ju luta zotit shumë, por…

Evis Preka ishte e vetmja e mbijetuar e aksidentit tragjik në Velipojë, ku bashkëshorti i saj dhe tre fëmijët Noemi, Ajseli dhe Rajan i vogël humbën jetën.

Pasi mori lajmin e kobshëm Evisa kaloi në gjendje shoku dhe ndodhej në efektin e ilaçeve. Sot vajza e saj Ajseli do të festonte ditëlindjen. Dhimbja e nënës fatkeqe është e papërshkrueshme.
Ka qenë halla e saj, ajo e cila përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar: “Festofsh me ëngjëjt ne mbreterin e zotit Aisel me mungon cdo sekond kaqurrelja jone e bukur
Happy birthday in heaven my niece ”.
Menjëherë kanë vërshuar komentet pikëlluese që Ajseli iku nga kjo botë kaq e vogël.

Ajo që të bie në sy është ajo e nënës së Ajselit, 37-vjeçares Evis. “Engjëlli mamit, Ajseli shpirtit tim”, – ka shkruar ajo, që më tej përlot me dedikimin.

Më tej, ajo shprehet se shpirti i saj është i mbaruar dhe se iu lut shumë Zotit për fëmijët.“Unë si nënë nuk kam fjalë me e shpreh se në shpirt jam e mbaruar. Ju luta zotit shumë për ato fëmijë, por zoti nuk më dëgjoi. Ato të tre yje janë jeta ime përgjithmonë. Dikur zoti mi dhuroi mua ato, ndërsa tani ai mi mori prapë për t’u kujdesur atje lart për to”, – ka shkruar ajo.