.

Nuk i mjafton skena, Klaudia Pepa kërcim provokues në mes të rrugës (Video)

Balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa vazhdon karrierën e saj në Itali. E përfolur para pak kohësh për ndarjen me koreografin Albi Nako, Klaudia duket se po shijon jetën single dhe karrierën e saj si balerinë.
Prej disa muajsh ajo është vënë në qendër të mediave rozë, për shkak të fotove provokuese që poston në rrjetet sociale. Së fundmi, balerina shqiptare ka postuar një video ku shfaqet provokuese rrugëve të Italisë.
Klaudia, e cila ishte veshur me një fustan të shkurtër të zi dhe me një pallto të zezë krahëve ndodhej këtë herë në Firence. Kur sheh se po filmohet, Klaudia bën një kërcim të shpejtë sensual, e më pas fillon të buzëqeshë.
Por ashtu sikurse ndodh çdo herë, fotot dhe videot balerinës ia bën dikush, edhe pse ajo asnjëherë nuk e ka zbuluar identitetin e personit.

https://www.instagram.com/p/Bg1FQxlFVJb/?taken-by=klaudiapepa