.

Këngëtarja e famshme në versionin ‘ujë dhe sapun’, shikoni si duket (Foto)


Christina Aguilera gjithmonë ka përdorur një make up të rëndë gjatë karrierës së saj 20-vjeçare. Por për kopertinën e majit të revistës “Paper”, këngëtarja e “Genie In A Bottle” shfaqet vetëm me ujë dhe sapun.


37-vjeçarja thuajse nuk njihet, ndërsa mban një gisht në buzë, në të cilin nuk ka një unazë me diamant, por një unazë ku lexohet “MOM”. Në fotot pa make up, Aguilera tregon qukat, të cilat fansat nuk i kanë parë asnjëherë më parë, pasi kanë qenë të mbuluara. Pavarësisht se jemi mësuar ta shohim me tualet, duhet ta pranojmë se ajo duket mjaft bukur edhe pa pikë make up-i.