.

A i ka bërë buzët operacion? Ja si përgjigjet Albana Osmani


Pyetja që të gjithë fansat u bëjnë personazheve të njohur të showbiz-it dhe sidomos vajzave seksi është “Ke bërë operacione plastike?”. E në fakt pyetjen e famshme e kanë bërë edhe fëmijët në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.
Ajo i është drejtuar moderatores Albana Osmani, e cila ishte e ftuara e radhës mbrëmjen e djeshme, ku një nga fëmijët e ka pyetur: “Po buzët i ke bërë operacion plastik?”
Albana e gjendur paksa në siklet i kthehet me pyetje ‘Po ja ti si mendon, i kam bërë?!’ dhe vajza e vogël i është kthyer se “PO” ajo mendon se Albana i ka bërë buzët operacion dhe se nuk i ka të vetat.
Më pas moderatorja ka kthyer një përgjigje shumë të zgjuar nga ana e saj, duke u shprehur: ‘Disa herë kur je në televizion duhet të bësh disa gjëra që të dukesh bukur, ja unë për shembull nuk i kam flokët kaq të gjatë por duke qenë se jam figurë televizive kam shtuar flokë sepse jam e gjatë dhe kështu dukem më bukur. Por buzët nuk i kam bërë, i kam të miat siç mi ka bërë mami”, ka përfunduar Albana.