.

Ermal Mamaqi publikon videon: Më shpëtoni nga Luana Vjollca, thërrisni policinë

Moderatori i dashur për publikun shqiptar Ermal Mamaqi është mjaft aktiv në rrjetet sociale. Ai publikon foto e video të ndryshe, ku shumica prej tyre na bëjnë për të qeshur.

E tillë është edhe videoja që ka publikuar pak minuta më parë në “Instagram”. Në të, ai shfaqet së bashku me moderatoren bukuroshe, Luana Vjollca.

“Luana në aksion”, shkruan Mamaqi bashkëngjitur me videon, ndërsa dëgjohet të thotë: “Më shpëtoni, thërrisni policinë”.