.

Si ti lyeni flokët, ja çfarë ngjyrash këshillohen për 2018-ën

Pavarësisht se çfarë ngjyre dhe modeli flokësh na shkon, nëse jemi të ‘’çmendur’’ pas modës dhe tendencave e saj, sigurisht që duhet të zbulojmë edhe se çfarë ngjyrash këshillohen këtë vit. Profesionistët në këtë fushë na zbulojnë disa nga ngjyrat e kësaj stine, që me siguri do të ketë modele për të gjitha ne.
Ngjyra më në modë e kësaj stine, është bjonde e nxehtë, e ndjekur nga bjonde gri, por edhe ngjyra gështenjtë, e kuqja, dhe e zeza është tëndencë këtë vit në flokë. Mbeten në modë edhe fijet, ngjyra shatush; por edhe ngjyrat pop, një përzierje mes blusë dhe jeshiles. Gjeni mes tyre stilin që bën për ju.
Bionde e ngrohtë


Është një ngjyrë klasike, nga e cila nuk mund të heqim dorë kollaj. Propozohet për flokë të gjatë, por edhe të shkurtër e deri te supet, e cila si ngjyrë bazë mund të kombinohet gjithashtu edhe me modelin shatush apo me fije.
Bjond në gri


Është një ngjyrë e ftohtë por e bukur, që rekomandohet për këtë vit, pas disa kohe mungesë.

Flokë të zinj


Rikthehen flokët e zinj në modë. Ato i japin shumë karakater pamjes sonë. Duhet ta përshtatni me ngjyrën e lëkurës sigurisht, por rregulli i vetëm është të zgjidhni një nuancë shumë intensive dhe të plotë, me një efekt me shkëlqim.
Flokë të kuq


E kuqja është një nga ngjyrat më të rekomanduara në 2018. Nuk është e thënë një ngjyrë totalisht e kuqe, por tendencë është ajo në bakër, bjond me drithije të kuqe, gështenjë në të kuq, dhe të gjitha këto nuance të së kuqes.
Gështenjë


Është ngjyra më klasike dhe më natyrale te flokët. Gështenja këtë vit përzihet me reflektime të ngrohta të kafes dhe bakrit.
Flokë me fije


Edhe këtë vit flokët me fije qëndrojnë në modë. I japin flokëve një pamje tredimensionale. Variacionet e fijeve janë nga më të ndryshmet duke i dhënë dritë flokut tuaj.
Shatush


Mbetet një nga modelet më të preferuara të vajzave dhe grave sot për sot. Modeli shatush qëndron sërish në modë me nuanca të lehta nëpër flokë.
Ngjyrat pop


Të guximshme dhe ekstravagante ngjyrat pop rekomandohen këtë vit. Madje edhe variantet e gjelbra, blu elektrike por dhe portokalli fluoreshente. Përktheu, hapur .al