.

E rëndë në Rusi/Qendra tregtare përshihet nga flakët, humbin jetën 4 fëmijë( Detaje)

Një qendë tregtare në Rusi është përfshirë nga flakët dhe si pasojë kanë humbur jetën katër fëmijë.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin rus Kemerov dhe mësohet se në katin e katërt të qendrës tregtare “Zimanjaja vishnja”, ku ndodhet një kinema dhe një qëndër tregtare për fëmijët ka shpërthyer zjarri.
Ende nuk bëhet e ditur nëse fëmijët ishin djegur apo kanë humbur jetën nga asfiksimi.
Ndërkohë agjencia ruse e lajmeve Tass bën me dije se 9 persona janë shtruar në spital.
Policia po heton shkakun që coi në shpërthimin e zjarrit.