.

Video+Foto/ Oficeri francez që vdiq si një hero: “Më mbaj mua peng dhe liro një grua”

Oficeri i policisë franceze humbi jetën tragjikisht gjatë një përplasjeje me pengëmarrësin në supermarketin francez.

Nënkoloneli Anaud Beltrame, 45 vje vjeç është cilësuar si një hero, pasi sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e një gruaje.

Mediat e huaja shkruajnë se oficeri i ka thënë pengëmarrësit , “më mbaj mua peng dhe liro një grua”.

“Vdiq si hero”, kështu e kane pershkruar vdekjen tragjike te oficerit, i cili shkoi me shpejtësi dhe u vetofrua për shkëmbim me njërin prej pengjeve. Ai humbi jetën ne spital, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Presidenti francez Macron tha se ai vdiq si një hero i vërtetë dhe tregoi një kurajo të jashtëzakonshme.

Autori i identifikuar  si 25-vjeçari Redouane Lakdim, u tha se ishe radikalizuar dhe gjatë pengmarrjes kishte deklaruar se ishte një ushtar i bindur i Shtetit Islamik.

Oficeri