.

Video/ “Si është puna me ju të Topit që na imitoni ne të Klanit”? Flet Rezart Veleshnja

Imitimet e tij janë me nam, nga politikanët e deri tek personazhet e show bizz-it apo persona jo publikë. Rezart Veleshnja duket se nuk ka kursyer asnjë. Megjithatë këtë sezon që në fokus ka personazhe të rëndësishëm e me influencë në media dhe popullariteti i tij duket të jetë maksimal.

Ai mund të quhet pa frikë aktori më i sukseshëm i momentit. Por cilat janë prapaskenat e roleve të tij, përballja me personazhet që imiton dhe disa kujtime nga fëmijëria e aktorit “Jo vetëm modë” i ka zbuluar direkt në burim.

Ndiqni intervistën e plotë nga minuta 02:38-14:31

– Nevina Shtylla: Si është puna me ju të “Top-it”, kaq shumë na shihni ne të “Klanit” që vini javë pas jave me këto personazhe? Kemi parë Arjan Çanin, Ardit Gjebrean, Rudinën etj…

–Rezart Veleshnja: Jo këto thua ti që janë se unë kam emra të tjerë, ai e ka emrin Vani, ti thua që i ngjan Çanit, mbase i ngjan, nuk e di… Personazhi im është Vani, është personazh më vete, nuk ka lidhje fare.

–Nevina Shtylla: Po personazhi i javës së shkuar si e kishte emrin se këtë nuk e kapëm ne?

–Rezart Veleshnja: Personazhit të javës së kaluar unë desha t’ia vë emrin Xhemi Shehu se ai e ka Eni Shehu. Ideja është që të gjithë personazhet pavarësisht pjesës së dy televizioneve janë njërëz që kanë lëvizur, dikur kanë qenë edhe këtu. Janë persona publikë që kanë 30 vite që dalin në ekran. Pastaj Shqipëria 2 milion e gjysmë banor ka ngelur kështu që ne përpiqemi të bëjmë humor dhe të kalojmë pak stresin, kjo nuk do të thotë që ne të kapemi. Pastaj varet është me tip mënyra se si e perceptojnë.

–Nevina Shtylla: Si e kanë pritur personazhet imitimin, ka patur personazhe që kanë thënë mos më imito më?

–Rezart Veleshnja: Drejtpërdrejt unë nuk kam patur komente, por ka patur mospëlqime. Çdo njeri kërkon perfekten tek vetja pavarësisht se imitimi e ekzagjeron. Një pjesë tjetër është akoma më rëndë se e marrin personale. Sigurisht që ne nuk jemi këtu për të denigruar personazhet apo jetën e tyre private, ne merremi me atë ç’ka ata bëjnë në televizion, kaq.

–Nevina Shtylla: Si u takove me Arditin?

–Rezart Veleshnja: Futem në autobusin e Aeroportit “Nënë Tereza”, e pashë, mos thashë, çfarë do më thotë tani? U takuam dhe ai po imitonte atë që bëj unë. Më vuri dorën në shpatull. Unë u ktheva dhe i thashë: Si je? Ai ka mbi 35 vjet në skenë dhe është mësuar me publikun dhe s’ka asnjë lloj kompleksi.

–Nevina Shtylla: Të është dashur shumë punë për të imituar personazhet?

–Rezart Veleshnja: Babai im është regjisor dhe ka vendosur në skenë shumë shfaqje në rininë e tij. Unë kam nisur me imitimin që në moshën 5 vjeç dhe kam përshtypjen se imitimi është i lindur.

–Nevina Shtylla: Si arrin t’ia vësh syrin një personazhi?

– Rezart Veleshnja: Çdo njeri ka karakterin e vet që nuk është asnjëherë perfekt por ka disa nuanca që i ka më të dukshme, kjo është një pjesë që ne e kapim.

Rasti që kam bërë “Kripë Deti”, kam parë një video që ky personazhi i shkonte Ilir Metës në plazh kështu si në gjumë, por gjumë me temporitëm të lartë. Aty me lindi ideja për ta imituar./tvklan.al