.

“Turp, të ishe vajza ime të kisha kall”, Enca i bën gjëmën komentueses

Një ditë më parë, këngëtarja Enca Haxhia ka publikuar vidioklipin më të ri me titull “Dua”. Kënga  është pritur gjatë nga fansat e saj dhe pati reagime të menjëhershme sapo u publikua për shkak të skenave të nxehta dhe tematikës së këngës që flet për një tradhti bashkëshortore.

E sigurisht që Enca i ka lexuar komentet dhe opinionet mbi projektin e saj të ri, ku më së shumti i ka rënë në sy komenti i një gruaja, e cila e ka kritikuar ashpër duke i përmendur familjen dhe se po të ishte vajza e saj do e kishte rrahur.

“Turp duhet me mendu se në këtë kohë edhe fëmijët mbajnë telefona. Mjerë për ata që të kanë në shtëpi. T’ishe vajza ime të kisha kall”, shkruan ajo.

Enca nuk ka përtuar pa i kthyer përgjigje, por jo vetëm replikë komentit. Ajo ka postuar një video ku tregon komentin, emrin e komentueses dhe foton e saj.

“Komenti i ditës nga një mama me foto profili vajzën e vogël që e pastë me jetë, kjo është shqetësuese”, shkruan Enca.

PANORAMA PLUS