.

Shpend Ahmeti i drejtohet qeverisë: Ja shuma që kërkon për 20 artistët e rinj të Teatrit të Prishtinës

Me anë të një postimi në ‘Facebook, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se Komuna e Prishtinës i ka bërë kërkesë Ministrisë së Financave që t’i lejohet financimi i trupës së aktorëve në Teatrin e kryeqytetit.

“Teatri i qytetit duhet të ketë trupën rezidente në përputhje me ligjin. Më 13 mars kemi dërguar kërkesën në Ministrinë e Financave që të na lejohet financimi i trupës rezidente sipas kërkesës së aktorëve të Prishtinës. Kryeqyteti duhet ta ketë teatrin funksional”, ka shkruar Shpend Ahmeti në “Facebook”.

Në kërkesën dërguar Ministrisë së Financave, Komuna e Prishtinës kërkon që ta rrisë numrin e të punësuarve në Teatrin e Prishtinës me 20, shkruan Express.

Duke llogaritur pagën bazë të punëtorëve të tanishëm të aktorëve, e cila sipas Komunës së Prishtinës është 400 euro paga bazë, kostoja e shtimit të 20 punëtorëve do të ishte 8 mijë euro në muaj apo 96 mijë euro në vit.