.

“Po plaçi në vend, e ju plast bomba në dorë, kazan që zien”/ çfarë e nxehu Eneda Tarifën?

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa mbrëmjen e djeshme ka pësuar një incident në skenën e ‘The Voice Kids’.

Rrëzimi i Eneda Tarifës në skenën e ‘The Voice Kids’ u përhap menjëherë si lajm në media. Mesa duket përhapja e këtij lajmi e ka nxehur keqazi këmgëtaren e cila me anë të një postimi në instastory ka sulmuar mediat duke i quajtur ato kazan njësoj si kryeministri i vendit, Edi Rama.

“Vazhdon kazani i mediave shqiptare, zjen e zjen e nuk ka të sosur… Po plaçi që vend o ju plastë bomba në dorë. Se mbi të gjitha jeni edhe të pasaktë. Mirë që na ka mbytur injoranca mediatike dhe dashakeqe por të paktën jini koherent se nuk përkojnë faktet me ngjarjet dhe figurat. Pupupu… Turp i kombit. Portalet e llapaqenët e këtij vendi janë TURP.”- ka përfunduar ajo e irrituar statusin e saj.