.

Flet Tsipras: Qëndrimi ynë konstant për Shqipërinë, hapja e negociatave do jetë e mundur nëse…

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka informuar homologët e tij lidhur me negociatat që po zhvillon me Shqipërinë dhe Maqedoninë.Tsipras u shpreh se hapja e negociatave me këto dy vende do të jetë e mundur vetëm nëse do përmbushen kushtet e nga këshilli i BE.
Pata rastin t’i informoj drejtpërdrejt homologët e mi mbi negociatat që po zhvillojmë në kohë reale, me Shqipërinë, por edhe me Maqedoninë. Qëndrimi ynë është konstant. Hapja e negociatave për anëtarësim me këto dy vende do të jetë e mundur vetëm nëse do të përmbushen gjithë kushtet dhe kriteret e akorduara nga Këshilli i Bashkimit Europian”.
Shefi i qeverisë greke u ndal më gjatë në çështjen e Maqedonisë, nisur dhe nga fakti që ministri i jashtëm grek ishte në Shkup për takime me palën maqedonase dhe shqiptarët e atjeshëm.