.

Erdogan zbulon bisedën me Trump e Putin/ Kërcënimi i fortë: Asnjë hap pas…

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan teksa po mbante fjalën e tij gjatë një aktiviteti në në Turqi, ka zbuluar se çfarë ka biseduar me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump dhe presidentin rus, Vladimir Putin.

“Ia kam thene qarte si presidentit Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin se “Turqia nuk do të tërhiqet në Siri”, duke premtuar se fushata e vazhdueshme do të zgjerohet në pjesë të tjera të vendit të shkatërruar nga lufta, përfshirë Manbij”, njoftoi Hurriyet Daily Neës, duke cituar Erdoganin.

Ai ka vazhduar me tej: “Mbrëmë kam folur me Presidentin e SHBA Trump per këto çështje. Kam diskutuar të njëjtat gjëra me Putin dy ditë më parë. Unë u thashë atyre: ‘Ne nuk do të ndërmarrim hapa prapa nga këtu. Ne jemi në anën e te vuajturve dhe të shtypurve”, tha Erdoğan në një fjalim në një takim të Partisë së tij ne Stamboll.