.

Braktisi ‘Dancing with the Stars’ për shkak të Tolgahanit? Reagon Almeda Abazi

Ditën e sotme u përhapën me shpejtësi lajmet se Almeda Abazi ka braktisur “Dancing with the stars” për shkak se bashkëshorti i saj Tolgahan është shtruar në spital.

Aktori ishte vaksinuar për t’iu shmangur sëmundjeve që mund të marrë në Afrikë, aty ku i duhej të shkonte për të takuar fansat, por vaksina i kishte shkaktuar reaksion alergjik.

Për shkak të kësaj, Almeda vetëm një ditë pas puntatës së parë të “Dancing with the stars“, mori rrugën për Stamboll për të qenë pranë bashkëshortit, gjendja e të cilit është normalizuar.

Pasi lajmi bëri bujë, prezantuesja ka reaguar pak minuta më parë me një foto në Instagram ku njofton se ajo nuk e ka braktisur spektaklin, por do vijojmë ta shohim edhe në netët në vazhdim.

Dancing with the stars Albania shihemi javën e ardhshme“, shkruan Almeda.


Array
(
    [ids] => 29018,29017,29016,29015,29014
    [src] => Array
        (
        )

)