.

Vajza pa vaginë, njihuni me historinë e 25 vjeçares që vuan nga sindroma e rrallë

Ishte 18 vjeç kur mjekët i thanë se ajo vuante nga një sindromë shumë e rrallë që prek 1 në 5 mijë gra në të gjithë botën. Në gjuhën mjekësore njihet si (Mayer Rokitansky Kuster Hauser, MRKH), dhe që do të thotë se një grua lind pa vaginë, pa qafën e mitrës dhe pa vetë mitrën. Kjo i ka ndodhur Rebeka Knight nga Irlanda e Veriut, që sot është 25 vjeç. Ajo tregon se kur mësoi për diagnozën kaloi në një shok total, pasi kjo ishte diçka e parikuperueshme dhe për më tepër do ta privonte atë nga e drejta për tu bërë nënë.

Por tani që kanë kaluar disa vite, Rebeka, e ka pranuar sëmundjen e saj dhe është pajtuar me këtë fakt. Në vitin 2013 ajo iu nënshtrua një operacioni të ‘rindërtimit të vaginës’, në mënyrë që ajo pjesë e trupit të saj të funksiononte normalisht, por jo që të ishte si gjithë femrat e tjera. Siç edhe ja shpejguan kirurgët ishte një teknikë për të shtrirë indet në pjesën e jashtme të vaginës për të rindërtuar zonën, duke zgjeruar hapjen në një madhësi normale.

Por e rëndësishme është se mjekët i kanë treguar se ka mundësi edhe për t’u bërë nënë biologjike përmes metodës së nënës surrogate pasi vezoret e saj janë në rregull, ose nëse do të dëshirojë ajo mund të adoptojë dhe një fëmijë. “Jam e lumtur kur mendoj se kjo sindormë nuk do të më ndalojë të bëhem nënë ,’’ shprehet vajza.

‘’Besimi në Zot dhe ndihma e nënës dhe familjes sime më ndihmuan mua dhe më bën të ndihesha një vajzë normale. Nuk shqetësohem as për lidhjen që do të mund të kem me një djalë, pasi ai që do të dëshirojë të rrijë me mua, do ta bëj këtë për atë që unë jam dhe jo për sëmundjen që unë kam. Unë mendoj se të gjithë kanë betejën e tyre në këtë jetë, dhe kjo ishtë beteja ime,’’ thotë Rebeka.

Tashmë që e ka pranuar betejen e saj Rebeka dëshiron që të ndihmojë gra të tjera që janë si ajo, për këtë ka nisur që tani të ketë mbështetës në facebook dhe të ngrejë një grup më të madh për ti ardhur në ndihmë çdo femre që vuan nga kjo sindormë. Madje së fundmi ajo ka shkruar edhe një libër, titulluar ‘Vajza pa…’’, ku flet për këtë përvojë të saj sa të frikshme dhe të veçantë. /Përktheu, hapur.al