.

Mamatë VIP shqiptare që do të lindin vajza


Nuk ka ndjesi më të bukur në botë! E vështirë që ta përshkruash me fjalë, ama për ato që po e përjetojnë këtë fazë, me siguri që kjo është pjesa më e bukura e jetës së tyre. Po flasim për mamatë VIP të showbiz-it shqiptar. Me nurin e shtatzënisë, të kuruara në maksimum, vajzat e famshme, gjenerojnë gjithë kohës lajme të reja, sidomos gjatë kësaj periudhe speciale, që do u ndryshojë statusin dhe jetën pas pak kohësh. Nga dhuratat e vogla, që miklojnë pa kushte zemrat e tyre, tek blerjet e reja të dedikuara për vogëlushet e tyre. Themi vogëlushet, sepse ato të gjitha kanë një emërues të përbashkët: do të jenë mama vajzash! E ku ka më bukur se kaq!
Nga deklarata e fundit e Xhensila Myrtezaj, që konfirmoi shtatzëninë e saj dhe pritjen e ëmbël të vogëlushes, tek Greiss Petroviç, Estela Ujka, dhe Antena Pali, bashkëshortja e gazetarit të njohur Eno Popi.
Të gjitha këto “mother to be” do t’i gëzohen bebusheve vajza që do të vijnë pas pak kohësh në jetë. Por mes tyre, ka edhe shumë personazhe të tjerë publik që tashmë kanë në krahët e tyre, vajzat që kanë pak kohë që kanë lindur. I kemi bërë bashkë të gjitha, sepse në fund të ditës të gjitha kanë një motiv që t’i gëzohen jetës, pak rëndësi ka nëse ato e kanë finalizuar tashmë, apo janë në pritjen e ëmbël…Njihuni me to!

1.Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku


2.Greiss Petroviç


3.Estela Ujka


4.Eno Popi me bashkëshorten Atena Pali


5.Amarda Toska me vajzën Sia


6.Floriana Garo është bërë mama e një vajze, të cilën e ka quajtur Adia


7. Zajmina Vasjari me të bijën Khloe