.

“Dancing With Thw Stars” starton me skandal/ Nervozohet Ema Andrea: E tmerrshme, unë po iki

Ka nisur natën e sotme edicioni i 7 i “Dancing with the stars” nën prezantimin e Almeda Abazit, me Ema Andrea, Ilir Shaqiri dhe Alfred Kaçinarin në juri dhe me 12 çifte në garë.

Ndër konkurrentët e spektaklit është edhe aktori Jul Deda i cili sapo mbaroi kërcimin samba, u shpreh se do të bënte skandal.

I indinjuar për shkak se juria ka vetëm vërejtje, Juli tha se do zë dhe ai vend në juri.

“E tmerrshme, unë po iki”, tha Ema Andrea dhe u çua në këmbë për t’u larguar.

Ndërsa Juli mori një karrige dhe u ul pranë tyre. “Nga nata e dytë unë do filloj të jap pikë. Kështu ka vendosur produksioni i Dancing with the stars”, tha aktori dhe qëndroi aty.

Të jetë e vërtet kjo? Na mbetet ta shohim netët në vazhdim./Xing


Array
(
    [ids] => 28549,28550,28551,28552,28553
    [src] => Array
        (
        )

)