.

Adelina Tahiri zbulon dhomën e bebit, një arredim superluksoz (Fotot)


Prej pak kohësh jemi në djeni të lajmit se këngëtarja e famshme Adelina Tahiri është në një pritje të ëmbël. Duket se Adelina është duke e shijuar në maksimum pritjen e djalit si dhe bashkëjetesën me avokatin maqedonas. Pak ditë më parë, Adelina na tregoi disa foto nga shtëpia e saj luksoze.


Por sot ishte rradha që këngëtarja të na tregonte një tjetër ambient të shtëpisë së saj. Në një postim në profilin e saj në Instagram, Adelina na tregoi disa pamje nga ajo që duket të jetë dhoma që po pret vogëlushin e saj. Sigurisht që dhoma është arreduar me mobilje shumë të shtrenjta, dhe bebi i tyre do të ‘llastohet’ që foshnje duke jetuar në luks.