.

Po dilte nga kinemaja, 4 persona rrahin reperin e njohur në Prishtinë

Fero së fundmi është bërë një ndër reperët më të njohur të showbiz-it shqiptar, ku veçanërisht pas bashkëpunimeve të suksesshme me këngëtare të tjera të famshme si Kida apo Baby G.

Por mesa duket fama ka sjellë edhe probleme për të, pasi siç raporton “Gazeta Express”, mbrëmjen e së martës, ai është dhunuar nga katër persona.

Sipas kësaj gazete, ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare në Prishtinë, kur Fero po dilte nga kinemaja i shoqëruar nga një djalë dhe një vajzë.

Mësohet se makina me katër persona të paidentifikuar i ka ndaluar atij para këmbëve dhe personat në fjalë kanë nisur të ofendojnë reperin.

“Gazeta Express” raporton se Fero ka tentuar të largohet, por autorët e kanë kapur dhe kanë nisur ta dhunojnë, ndërkohë që njëri prej tyre e kërcënonte me armë.

Dëshmitarë në vendngjarje kanë bërë të ditur se reperi ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa është thyer edhe një derë e qendrës tregtare.