.

Keni qeshur me lot me rolet e tij/ Ja cili është aktori që rrëfen se ka mall për ‘Portokallinë”

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, aktori i njohur i humorit, ai që na ka bërë të gjithëve të qeshim me lot ka rrëfyer se ndjen mall për skenën e ‘Portokallisë’.

Bëhet fjalë për Erand Sojlin, ai jeton në Amerikë, ku edhe po punon për një project filmi në SHBA.

Sojli tha se nuk do e harrojë asnjëherë ‘Portokallinë’ dhe se vazhdon ta ndjekë edhe nga Amerika.

 “Vazhdoj ta ndjek Portokallinë, në Amerikë i bie të transmetohet në orar dreke. Mbaj mend kur më zgjodhën Agron Llakaj dhe Altin Basha. Unë nuk i shikoja dot ata që po më dëgjonin, por vetëm dëgjoja të qeshurën e Agron Llakajt”, kujton Erandi.

Aktori i mirënjohur nuk harron edhe njeriun të cilit i takon merita që shqiptarët qeshin çdo të diele.

“Merita i takon njeriut të madh, Dritan Hoxhës. Me këmbënguljen e tij që ne të ishim më të mirët, duke na plotësuar çdo kusht, edhe mbi nevojat tona, ne u bëmë makina që prodhonim humor në Shqipëri”, deklaroi Erandi.


Array
(
    [ids] => 27002,27003,27004,27005
    [src] => Array
        (
        )

)