.

Edhe pse në muajin e 5 të shtatzënisë, Xhensila Myrtezaj nuk heq dorë nga…

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga konfirmimi i këngëtares Xhensila Myrtezaj se është shtatzënë. Ajo së bashku me bashkëshortin Bes Kallaku, postuan në rrjetet sociale fotografi të mrekullueshme, ku tregonin edhe do të bëheshin prindër.

Ndërsa teksa ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, këngëtarja u shfaq për herë të parë me barkun e rrumbullakosur dhe zbuloi se është në pritje të një vajze.

Por Xhensila tashmë po tregohet edhe më aktive me postime në “Instagram” dhe sot na ka zbuluar si e ka nisur ditën.

Nëse mendonit se këtë periudhë në pritje të ëmbël, këngëtaren do e shihnit të relaksuar, me disa ushqime para, e keni gabim.

Këngëtarja ka vendosur që ta vazhdojë palestrën edhe gjatë shtatzënisë, e këtë e ka zbuluar me një foto të postuar në “Instastorie” ku shihet në pistën e vrapit.

PANORAMA PLUS