.

Shokon prezantuesja: Nuk e kam problem të eci e zhveshur nëpër shtëpi, edhe para fëmijëve të mi

Shumë prej djemve adoleshentë do t’ju vinte turp nëse do ta shihnin nënën e tyre të zhveshur para tyre. Por Victoria Derbyshire ka treguar se ajo nuk e ka problem të eci nudo nëpër shtëpi, madje edhe para dy djemve të saj, të moshës 11 dhe 13 vjeç, të cilët duket se nuk iu bën përshytpje kjo gjë, pasi siç shprehet Victoria ‘ata nuk luajnë asnjë qepallë’.

Prezantuesja e BBC-së , e cila iu nënshtrua një mastektomie në gjirin e djathtë , pasi u diagnostikua me kancer të fazës së 2-të në vitin 2015 , pohoi se lakuriqësia në shtëpinë e saj nuk ishte ndonjë problem i madh.


Nisur nga historia e saj, 49-vjeçarja e lindur në Lancashire do të jetë pjesë e një shfaqje televizive bashkë me disa VIP-a të tjerë, një program i ngjashëm me ‘Full Monty’ të vitit të kaluar, që kishte për qëllim ndërgjegjësimin e njerëzve ndaj kancerit të prostatës.
Duke folur për rolin e saj të guximshëm në këtë shfaqje, ajo tha: “Kjo nuk duket të jetë shumë e ndryshme nga një postim në Instagram i Kim Kardashian. Por kjo nuk është një zhveshje (lakuriqësi) për të joshur, por bëhet për një qëllim të caktuar që në këtë rast është sensibilizmi kundër kancerit të gjirit.’’ tha ajo, ndërsa shpjegoi më tej se arsyeja pse burri dhe dy djemtë e saj nuk e kanë problem zhveshjen e saj nëpër shtëpi është fakti se ata shohin tek ajo gruan dhe nënën që ka mundur kancerin e gjirit. 

Por edhe pse kjo është një kauzë sociale dhe ajo është e vendosur për këtë, prezantuesja tregoi për vështirësitë e saj para këtij vendimi; ajo pranoi se kishte shpërthyer në lot gjatë provave vetëm nga mendimi se do të zbulonte trupin e saj para publikut. “Në kokën time lëviznin shumë mendime: ‘’Nuk mund ta bëj, nuk mund ta bëj, nuk mund ta bëj, do të qaj”, dhe pastaj ‘’Jo nuk mund të ndalem,” tregoi ajo lidhur me faktin se si ishte ndier para vendimit për të marrë pjesë në këtë shfaqje publike, ku do të tregonte historinë e saj dhe luftën me kancerin. Dailymail