.

Ndahet çifti më i famshëmi ‘Big Brother’? Ja çfarë ka ndodhur mes tyre

Ata janë një ndër çiftet më të komentuar të edicioneve të ‘Big Brother’, jo vetëm se u dashuruan në spektakël dhe fituan çmimin e madh, por mbi të gjitha sepse u martuan brenda shtëpisë. E kemi fjalën për Danjelin dhe Fotininë, fituesit e “Big Brother 9” për të cilët po flitet se janë ndarë. Mesa duket se marrëdhënia mes tyre ka pësuar një krizë dhe fansat po aludojnë për një ndarje të çiftit.


Dyshimet për ndarje kanë ardhur pasi faqja e Instagramit që ata të dy kishin “La Fo Da” nuk është më aktive. Çifti i cili pritej të bënte dasmën këtë verë nuk ka bërë asnjë njoftim të ri për përgatitjet apo për ecurinë e marrëdhënies, prandaj të gjitha këto të bëjnë të mendosh se ata mund të shkojnë drejt divorcit. Kujtojmë se edhe më herët është përfolur për ndarje mes tyre, por çifti e ka mohuar.