.

Meghan dhe Harry zgjedhin tortën e dasmës, si gjithmonë plot surpriza

Pothuajse në çdo zgjedhje të rëndësishme ata kanë ‘thyer’ rregullat dhe kanë vendosur me kokën e tyre, pavarësisht protokollit mbretëror. Së pari ishte veshja që Megan zgjodhi për fejesë e cila u komentua shumë për ekstrvagancën e saj, mdërsa tani vjen edhe torta e dasmës që do të përgatitet, më 19 maj për çiftin Megan Markle dhe Princ Harry.

Teksa të gjithë mendonin se ata do të zgjidhnin diçka tradicionale angleze, çifti i famshëm kanë dalë jashtë çdo parashikimi. Ata madje kanë zgjedhur një shefe kuzhine ëmbëlsirash nga Kalifornia për të bërë tortën e ëndrrave të tyre.


Çifti i janë përshtatur stinës në të cilët do të zhvillohet dasma e tyre. Në pranverë, Meghan dhe Harry kanë zgjedhur që në dasmën e tyre të bëjnë një tortë limoni. Po, po mund t’ju duket e çuditshme, por kjo është zgjedhja e çiftit.
Aktorja Meghan Markle dhe princi Harry do t’i japin fund beqarisë më datë 19 maj. E gjitha bota do t’i ketë sytë në Londër atë ditë…