.

Këngëtari i famshëm shqiptar bëhet baba për herë të parë: Fryma jote e parë na e mori tonën

Vitin e kaluar dasma e tyre gjigande ishte ndër më të përfolurat. Menjëherë pas saj erdhi edhe një lajm i gëzueshëm për çiftin, do të bëheshin prindër për herë të parë.

Por pritjes së ëmbël më në fund i ka ardhur fundi për Lolita Qakën, bashkëshorten e këngëtarit Besnik Qaka, e cila ditën e sotme ka sjellë në jetë fëmijën e parë.

Ka qenë vetë Besniku i cili ka bërë të ditur lajmin e bukur të lindjes së vajzës së tyre. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ai ka zbuluar edhe emrin e veçantë që i kanë vendosur vogëlushes.

“Fryma jote e parë, na e mori tonën! Una Qaka 20/03/2018.”, ka shkruar këngëtari i “NRG Band” në përshkrimin e fotos ku shihet një pjesë e portretit ët vogëlushes së tij.

PANORAMA PLUS