.

‘Çmendet’ Adelina Tahiri, karroca e bebit e veshur me flori, ja sa ka kushtuar

Ajo shquhet për blerjet e saj super të shtrenjta, por tashmë me ardhjen në jetë të bebit që pret shpenzimet do të rriten edhe më shumë. Këtë e dëshmon edhe blerja e fundit e këngëtares shqiptare, Adelina Tahiri, e cila është fotografuar ndërsa ka blerë një karrocë fëmijësh shumë të shtrenjtë, dhe që kap shifrën e afro 2 mijë eurove.


Sigurisht që Adelinës ia mban xhepi të gjitha këto shpenzime pasi përveç të ardhurave të saj si këngëtare ajo është martuar me një nga avokatët më të pasur në Maqedoni. Ndonëse të kritikuar për diferencën e madhe në moshë me Serjoza Markov, Adelina vendosi të krijonte familje me të.
Shtëpia ku bashkëjeton me 50-vjeçarin u komentua shumë për shkak të luksit dhe pajisjeve të mbuluara me ar. Këngëtarja së fundmi ka bërë shopping, ku ka blerë karrocën e bebit që pret. Karroca është e zezë me detaje floriri dhe nga një kërkim në faqet që shesin online rezulton se ka një vlerë prej 1.799,95 €.